Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë të hënën se nuk ishte i befasuar nga shkarkimi i koplegut të tij Hansi Flick nga Gjermania.
Duke folur për mediat në rpag të miqësores së të martës me gjermanët në Dortmund, Deschamps ka thënë se i vinte keq për Flick, por duke shojeguar se:
“Të gjithë trajnerët e dinë se çfarë i pret nëse rezultatet nuk vijnë”.
Flick është trajneri i parë në histori që shkarkohet nga Gjermania pas një ecurie zhgënjyese me vetëm një fitore në gjashtë ndeshje dhe pas një eliminimi që në fazën me grupe të Kupës së Botës 2022.
“Te Gjermania ka gjithmonë pritshmëri të mëdha”, ka shtuar trajneri kampion i botës në 2018-ën.
“I uroj Hansi-t më të mirat”.
Pavarësisht shkarkimit, Deschamps ka thënë se Gjermania mbetet një kërcënim. “Ka lojtarë të mëdhenj në atë skuadër. Ata luajnë me klubet më të mëdha në futboll”.