“S’jam si ata”, Aulas sulmon gjigantët e Premier League: S’jam një miliarder që…

4 Tetor 2022
15:32
Denis Hakanaj
back button

Jean-Michel Aulas nuk ka ndërmend të shkarkojë trajnerin Peter Bosz pavarësisht se Lyon humbi ndeshjen e katërt radhazi në Ligue 1 të dielën e kaluar.

Në çdo rast, presidenti pret një ndryshim vendimtar ecurie duke nisur nga ndeshja ndaj Toulouse. RMC Sport ka raportuar disa nga deklaratat e tij në lidhje me shkarkimin e mundshëm dhe nuk ka mun gua rnjë thumbim për pronarin e ri të londinezëve, Boehly.

“Ne nuk duhet të hedhim gjithçka. Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen e katërt radhazi, por unë nuk jam këtu për të bërë revolucion”, shpjegoi Aulas.

“Unë nuk jam një miliarder që shkarkon njeriun që fitoi Champions League si Chelsea. Mendoj fillimisht për interesin e klubit, kështu që trajneri do të qëndrojë.

“Njerëzit mendojnë se është vetëm përgjegjësia e tyre, por është plotësisht e ndarë me atë të lojtarëve dhe të presidentit”.

Do të shohim nëse ky vendim i presidentit të Lyon-it do të sjellë një pikë kthese. Për momentin klubi francez ndodhet në vendin e shtatë të renditjes me 13 pikë, 12 larg kryesuesve të PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit