Sjellje e pahijshme, Real kërkon të shesë përfundimisht mesfushorin

4 Dhjetor 2018
18:34
back button

Mateo Kovacic ka shumë pak shanse të rikthehet te Real Madrid. Praktikisht zero. Siç raportohet nga AS, klubi është zhgënjyer nga sjellja e kroatit gjatë verës dhe ka vendosur të shesë mesfushorin.

Bisedimet për të ardhmen e tij kanë nisur që tani. Chelsea është në avantazh pasi 24-vjeçari do të luajë te Blutë deri në fund të sezonit.

Lojtari nuk është kundër qëndrimit të mëtejshëm pasi po e shijon jetën në Londër.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të mira pas operacioneve të Alvaro Morata-s dhe Thibaut Courtois.

Real Madrid pagoi 30 mln euro për shërbimet e tij në vitin 2015, por duke parë që ai është zhvilluar më tej, do të kërkojë më shumë.

Për kroatin interesohet edhe Tottenham që do të mundohet t’ia rrëmbejë Chelsea-t në verë.

Sido që të shkojë, një gjë është e sigurt, ai nuk do ta veshë më fanellën e Real Madrid.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit