S’ka fitues, Kukësi e Teuta e luajnë finalen në Durrës

2 Korrik 2020
22:41
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” dhuroi përplasje të forta mes futbollistëve, por të dy skuadrat u shfaqën shumë të kujdesshme në fushën e lojës.

Trajnerët kërkonin të mos e humbisnin ndeshjen dhe të mos rrezikonin gjithçka që në sfidën e parë. Diçka e tillë u pasqyrua dhe në rezultatin e takimit, pasi nuk u shënua asnjë gol duke lënë llogaritë e hapura për 90 minutat e dyta që do të luhen  në “Niko Dovana”.

Mbetet për t’u parë se kush do të jetë skuadra që do të prekë finalen. Verilindorët ishin disi më këmbëngulës, por nuk arritën të dilnin te goli. Skuadra e Martinit u mundua të ndëshkonte me kundërsulme, por diçka e tillë nuk ndodhi.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit