S’ka fund tragjedia, bashkë me Kobe Bryant vdes edhe vajza 13-vjeçare

26 Janar 2020
22:17
back button

Bashkë me legjendën e NBA Kobe Bryant, është shuar në aksidentin tragjik të kësaj të diele edhe vajza 13 vjeçare e ish-superyllit të LA Lakers, Gianna Maria Onore, e njohur edhe si Gigi.

Vajza 13-vjeçare e Kobe mësohet se ishte në bordin e helikopterit të përplasur në zonën e Calabasas të Kalifornisë, kur bashkë me babain e saj po udhëtonte për në Akademinë Mamba, për një seancë stërvitore.

Gigi ishte një basketbolliste e talentuar, e bërë e famshme edhe për faktin se shoqëronte shpesh herë legjendën Kobe Bryant për të parë ndeshjet e LA Lakers.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit