S’ka më sekrete te PSG, Tuchel rrëfen situatën me Neymar

20 Korrik 2019
22:11
back button

Skuadra e Paris Saint-Germain ishte e angazhuar të shtunën në miqësoren e radhës, në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon, duke u ndalur në barazim 1-1 nga Nuremberg në përballjen e zhvilluar në “Max-Morlock-Stadion”.

Ishin francezët që kaluan të parët në avantazh me Sarabia në të 43′, me gjermanët që u përgjigjën në të 71′, duke barazuar me Valentini. Në përfundim të miqësores, trajneri i PSG, Thomas Tuchel, në intervistën e dhënë për “Sky Sports”, ndër të tjera ka komentuar edhe situatën aq të nxehtë me brazilianin Neymar.

"Situata mes meje dhe Neymar është e qartë. Tashmë i mbetet atij dhe klubit për të vendosur. Aktualisht ai bën pjesë në grupin tonë dhe të dielën do të stërvitet”, deklaroi trajneri gjerman i PSG, Thomas Tuchel. Konkretisht braziliani Neymar kërkon me insistim të rikthehet te Barcelona, aty ku me Messi, Griezmann dhe Suarez do të formonte një sulm ëndrrash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit