“S’ka për të fituar kurrë ndonjë turne të madh po nuk ndryshoi stil”

14 Shkurt 2020
11:07
Gentian Spiri

Serena Williams zhgënjeu në grand slam të Australian Open, duke u eliminuar që në raundin e tretë. Tenistja amerikane vinte nga triumfi në turneun e Auckland, por në Melburn u paraqit dobët. Trajneri i saj, Patrick Mouratoglou, në një intervistë për BBC i jep një këshillë “nxënëses” së tij.

Duhet të pranopjmë të gjithë faktin se gjërat nuk po ecin ashtu si duhet. Na duhet një strategji e re, ndryshe nga ajo që përdorim tani dhe me objektiva konkretë. Nëse Serena nuk fiton një turne atëherë për të kjo do të jetë një dështim”, tha Mouratoglou.

Ajo duhet ta kuptojë e para që duhet të ndryshojë stilin e lojës për të fituar sërish turnetë e mëdhenj. Duhet të përballemi me realitetin. Ne të dy besojmë se mund të arrijmë sërish suksese, na duhet vetëm të ndryshojmë disa gjëra të vogla, detaje që bëjnë diferencën”, tha trajneri i Serena Williams.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit