“S’ka për të gjetur lavdi tek United”, ish-presidentja sulmon Rangnick: E prisja një gjë të tillë

27 Nëntor 2021
19:34
Denis Hakanaj
back button

Ish-presidentja e Lokomotivës së Moskës, Olga Smorodskaya, ka thënë se klubi do të jetë më mirë pa Ralf Rangnick.

Gjermani po largohet nga detyra e drejtorit teknik që mbante te klubi rus për të marrë drejtimin e Manchester United.

Smorodskaya ka thënë për Sport-Express:

“E prisja një gjë të tillë. Nuk mendoja se do të ishte Manchester United. Ai nuk do të gjejë lavdi atje. Dukej qartë se do të largohej nga klubi.

“Që nga dita e parë nuk kam qenë e kënaqur me ardhjen e Rangnick. E dija si do të përfundonin gjërat. Janë bërë harxhime të mëdha për lojtarë mesatar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit