S’ka qetësi te Barca: Pas Messit, Bartomeu përplaset me senatorin tjetër!

23 Tetor 2020
17:21
Eraldo Harlicaj
back button

Përplasje e fortë në Barcelonë, pasi Lionel Messit është radha e Gerard Pique që të ketë probleme me presidentit Josep Maria Bartomeu. Numri një i klubit katalanas nuk ka një marrëdhënie të mirë me mbrojtësin e tij të qendrës.

Problemet kanë nisur më herët, që prej lajmeve se Bartomeu kishte paguar para për të sharë në rrjetet sociale senatorët e klubit e deri te çështja “Messi”. Tashmë krisja ka ndodhur për shkak të problemeve me kontratën.

Numri një i klubit nuk do të ofrojë kontratë afatgjatë rinovimi, ndërsa Pique shpreson të nënshkruajë deri në moshën 36-vjeçare. Shanset janë që diçka e tillë të mos ndodhë, ndërsa diskutimet janë në fazën më të nxehtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit