“S’ka shanse që dueli të zhvillohet në Amerikë, aty Joshua është i panjohur”

15 Janar 2021
9:49
Telesport
back button

Bob Arum, promotori i njohur i boksit dhe i kampionit të botës Tyson Fury, ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që dueli mes Fury dhe Anthony Joshua të zhvillohet në Amerikë. Një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Sipas tij, Joshua edhe pse kampion bote, është pak i njohur në Amerikë. Ndërsa Fury ka fituar popullaritet, sidomos pas dy dueleve të zhvilluara ndaj Deontay Wilder.

Fury mund të konsiderohet si amerikan. Aty ka zhvilluar disa duele, ka mundur Wilder dhe u shpall kampion bote”, tha Arum.

Joshua ka dueluar vetëm një herë ty, është mundur dhe nuk është shumë i njohur në Amerikë. Për amerikanët ai emër nuk do të thotë shumë”, tha Bob Arum.

Për duelin Joshua-Fury ne duam një vend ku të ketë njerëz, ndërsa amerikanët njohin dhe duan vetëm Fury. ndaj, mendoj se Amerika nuk do të jetë vendi i duhur për atë duel”, tha Arum.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit