S’ka tolerancë, Ibrahimovic do mungojë në dy ndeshjet e ardhshme

18 Maj 2019
9:12
back button

Zlatan Ibrahimovic është pezulluar për dy ndeshje nga federata në MLS për shkak të sherrit të një jave më parë me portierin kundërshtar.

Sulmuesi suedez u shpall fajtor për atë incident të dhunshëm ndaj Sean Johnson, të cilin e kapi për fyti në ndeshjen ndaj New York City.

Ibrahimovic nuk do të jetë për sfidën e kësaj fundjave ndaj Colorado Rapids, po ashtu do të mungojë më 24 maj kundër Orlando City.

Një tjetër ndëshkim për suedezin i cili numëron 9 gola në 10 ndeshje në MLS këtë sezon, por mbetet larg Carlos Vela, i cili ka shënuar 13 gola në po kaq ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit