“S’kam marrë asnjë vendim”,  Gundogan për të ardhmen: Nuk ka asgjë më të mirë se…

28 Maj 2022
17:17
Denis Hakanaj
back button

Mund të quhet njeriu i Premier League 2021-22 për Manchester City-n. I aktivizuar në pjesën e dytë, Ilkay Gundogan ka qenë vendimtar me një dygolësh në fitoren 3-2 me përmbysje ndaj Aston Villa-s.

Një triumf që ka lejuar skuadrën e Pep Guardiola të sigurojë kampionatin anglez. Megjithatë, siç ka shkruar The Sun, mesfushori mund të largohet nga Qytetarët këtë verë.

Me kontratën që i skadon pas një viti, gjermani nuk është akoma i qartë në lidhje me atë që do të bëjë  në të ardhmen:

“Sinqerisht, akoma nuk kam vendosur se çfarë do të bëj në të ardhmen. Gjithçka ka lidhje me sa dëshirë kam për të provuar një sfidë të re”, ka thënë Gundogan.

“E vërteta është se akoma nuk e di. Mendoj se do të ulemi dhe do të flasim. E vërteta është se për sa i takon futbollit nuk ka vend më të mirë se City nën drejtimin e Pep Guardiola-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit