“S’kam më dhimbje, por kam frikë të rikthehem në fushë”

6 Mars 2019
16:08
Telesport
back button

Ish-numri 1 në botë, tenisti britanik Andy Murray, ka deklaruar sot se nuk ka më dhimbje në shpinë dhe se operacioni që kreu në fillim të këtij viti ka dhënë efekt. Gjithsesi, ai mbetet skeptik në lidhje me të ardhmen e tij, pasi ka frikë se gjithçka do të rikthehet. Ndaj, siç pohon vetë Murray, është pesimist për të ardhmen dhe faktin se mund të rikthehet sërish në fushë.

Tenisti britanik Andy Murray

Britaniku synon të luajë në grand slam të Wimbledon, në turneun e shtëpisë. “Unë dua të vazhdoj të luaj, por nuk e di se kur do të ndodhë kjo gjë. Jam më i lumtur tani se 12 muaj më parë, kur isha po në të njëjtat pozita. Gjithsesi, frika se mos gjërat përsëriten më ndal të bëj hapin e madh dhe të rikthehem në fushë. Ndaj nuk e di se kur do të luaj sërish”, tha Murray.

Faza e rehabilitimit ka shkuar mirë dhe tenisti mendon të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme, duke munguar në turnetë e fushave me dhè, për të qenë gati në ato me bar. Gjasat janë që Murray të luajë në turneun e “Queen’s”, ku do të testojë veten dhe më pas të synojë fitoren në grand slam të Wimbledon. Hera e fundit që Murray ka luajtur ka qenë Australian Open, ku u eliminua që në raundin e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit