Skandal dhe tradhti, arsyet pse Franca humbi Benzema-në dhe Ribery-në

31 Dhjetor 2019
13:48
Denis Hakanaj
back button

Karim Benzema dhe Franck Rivery janë dy nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit francez, por pse janë injoruar nga Franca?

Karim Benzema, i cili ka fituar 4 Champions, 4 Botërorë për Klube dhe është shpallur 3 herë lojtari më i mirë francez i vitit, është sulmuesi më i mirë i Francës.

Ka një arsye të veçantë për mungesën e tij në kombëtare: “Duke mos më grumbulluar, Deschamps është dorëzuar para presionit të krijuar nga pjesa raciste e Francës”.

Këto fjalë kanë shuar shpresat e Benzema për të luajtur me përfaqësuesen, por arsyeja e vërtetë për përjashtimin e tij ka qenë skandali i shantazhit që trondit Francën.

Në 2015-ën, shoku i tij i skuadrës te Franca, Valbuena, u kërcënua. Disa individë kishin një video kompromentuese ku shfaqej ai dhe partnerja e tij dhe hetimet e kryera nga policia franceze kanë çuar te Benzema.

Një lajm ky që ka tronditur futbollin francez.

Ylli i Real Madrid ka provuar të bindë Valbuena-n që të kontaktonte personat që donin t’i bënin shantazh. “I thashë se njihja dikë që mund ta ndihmonte atë me problemin e tij, asgjë më shumë”.

Një version ky që ka bërë hetuesit të dyshonin dhe të hetonin Benzema-në, duke e ndalur këtë të fundit që të komunikonte me Valbuena-n.

Skandal dhe tradhti, arsyet pse Franca humbi Benzema dhe Ribery

Karim Benzema dhe Franck Ribery janë dy nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit francez, por pse janë injoruar nga Franca?

Gepostet von Telesport am Freitag, 13. März 2020

Kombëtarja e Francës është tronditur, vendi është përçarë. Një pjesë nuk e pëlqente Benzema-në për sjelljet e tij jashtë fushës, ndërsa pjesa tjetër e konsideronte një viktimë të një situate fatkeqe.

Pavarësisht mbështetjes së Zidane, Benzema nuk u grumbullua për Euro 2016-të të zhvilluar në Francë. Ëndrra e tij u shkatërrua.

“Mendoj se e ka tepruar dhe se nuk ka më kthim mbrapa”, ka qenë deklarata e trajnerit Deschamp, që ka vulosur fatin e yllit të Real-it me kombëtaren.

Benzema ka munguar edhe në Kupën e Botës të 2018-ës, por Franca ka arritur të shkëlqejë edhe pa të. Megjithatë, Karim nuk është  vetmja fantazmë brenda përfaqësueses franceze.

Franck Ribery, një tjetër legjendë e “Gjelave”, ka ndjekur të njëjtën rrugë si pasardhësi i tij. Ribery ka qenë një mbret në Gjermani për 12 vite, por ka vuajtur sa herë që është kthyer në shtëpi.

“Në Francë, vendlindja ime, gjejnë gjithmonë një arsye që mos të më pëlqejnë. Nuk mund të merrem më me këtë hipokrizi. Mendoja se njerëzit do të kishin dashur që unë të fitoja Topin e Artë”.

Francezi ka qenë kandidat për ta fituar çmimin prestigjioz individual në 2013-ën pas fitores së Champions League me Bayern Munich dhe pas disa paraqitjeve të mira të bëra me kombëtaren e tij.

“Isha në majë, nuk mund të kisha bërë më shumë”, ka thënë ai.

Megjithatë, trofeu i ka shkuar Cristiano Ronaldo-s dhe Ribery ka fajësuar vendin e tij për këtë. “Cristiano kishte Portugalinë, Messi kishte Argjentinën. Unë nuk e kisha mbështetjen e plotë të vendit tim”.

Sezoni pasues ka qenë shumë i dhimbshëm. Ai ndihmoi Francën të kualifikohej për Kupën e Botës së 2014-ës, por u ndal në momentin e fundit.

Dëmtimi i tij në kurriz tronditi Francën. Më e keqja erdhi më mbrapa, kur doktori i Francës sulmoi Bayern-in.

“Bayern i bën 40 injeksione në sezon Ribery-së dhe tani ai është i frikësuar nga ato. Ai ka qenë i dëmtuar për disa javë, por ata e kanë aktivizuar gjithsesi. Ne nuk jemi magjistarë, nuk mund të bëjmë asgjë kaq vonë”.

Ky sulm ndaj klubit të tij, kanë qenë një tjetër tradhti për Ribery, i cili vendosi të tërhiqej nga kombëtarja në 2014-ën. Dy situata shumë të shëmtuara dhe dy humbje të mëdha për Francën.

Imagjinoni për një moment, Mbappe, Griezmann, Dembélé, Pogba, Kante, Ribery, Benzema që luajnë bashkë. Asnjë përfaqësuese tjetër nuk ka kaq shumë yje, por ka qenë Franca që i mohoi vetes këtë super skuadër.

A do t’i kishit grumbulluar ju?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit