SKANDAL NË CHAMPIONS në Ajax-Arsenal: “Nuk e kisha parë kurrë diçka të tillë”

29 Shtator 2022
14:30
Denis Hakanaj
back button

Arsenal-i ka mundur 1-0 Ajax-in në transfertë në ndeshjen e kthimit të fazës para-eliminatore të Champions League-s së femrave duke u kualifikuar në fazën e grupeve (2-2 ndeshja e parë në Angli), por ka shkaktuar shumë debate një fakt i bujshëm i zbuluar pas ndeshjes.

Ndeshja është zhvilluar në kompleksion sportiv Sportcomplex De Toekomst (në Ouder-Amstel) dhe gjatë nxehjes lojtaret e Topçinjve kanë vënë re se portat ishin më të vogla në krahasim me masat standarde të përcaktuara nga UEFA.

Më saktësisht shtyllat e portave ishin më të ulëta me plot 10 centimetra pas matjes së bërë direkt në fushë para fillimit të ndeshjes.

Problemi është zgjidhur me trajnerin e Arsenal-it, Jonas Eidevall, që ka mbetur i tronditur nga ngjarja duke thënë pas ndeshjes:

“Të luash kundër një klubi të madh si Ajax-i, ku na është dashur të masim shtyllat e portës para fillimit të ndeshjes… Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit