Skandal në Korçë, tifozët akuzojnë për tolerim dhe grinden me veteranin e ekipit

22 Shkurt 2019
21:48
back button

"Ujqërit e dëborës" pas ndeshjes kanë akuzuar lojtarët për tolerim ndaj Tiranës. Pas përfundimit të takimit i vetmi që mbeti në fushë ishte Marko Radas, i cili shkoi te tifozët te tribuna C për të bërë ritualin e zakonshëm, por në adresë të tij janë hedhur edhe stola, pa thënë se ka pasur acarim duke e akuzuar si kapiten që Skënderbeu sot e shiti ndeshjen ndaj Tiranës.

Nuk mbaron gjithçka këtu gjithçka, sepse pas një debati për rreth 5 minuta, sharjet në adresë të Skënderbeut dhe Radas si përfaqësues i ekipit erdhën edhe nga tribuna tjetër e stadiumit, ku ishin disa tifozë. Ata kane sharë e ofenduar Radasin, ndërkohë qe kroati vrapoi për të kaluar kangjellat dhe është sharë me tifozët. 

Kjo situatë zgjati goxha, por ajo që ra ne sy ishte se të gjithë në shkallët e stadiumit sot akuzuan Skënderbeun  për lëshim të ndeshjes.

Një situatë absurde, ku ekipi që ka dominuar Shqipërinë prej vitesh tashmë sulmohet nga tifozët e vet. Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, sepse ka pasur situata të ngjashme edhe vitet e shkuar, por asnjëherë deri në këtë pikë, duke ofenduar edhe lojtarë të veçantë dhe duke rrezikuar konfrontimin fizik.

Në Korçë nuk duan t'ia dinë për hallet e klubit dhe rinovimin e ekipit për të ulur shpenzimet, duan rezultate dhe mbi të gjitha dinjitet deri në fund, çfarëdo që të vendosë CAS, sepse duket se përjashtimi për 10 vite nga kupat e Europës e ka shkaktuar këtë shkrehje totale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit