SKANDAL në Kosovë, racizëm ndaj ish-lojtarit të Superiores!

7 Nëntor 2019
18:42
Eraldo Harlicaj
back button

Gjilani fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Vushtrrisë në transfertë dhe mori kreun e klasifikimit. Ndeshja ishte e mirë për të besuarit e Gentian Mezanit që morën kryesimin kundrejt Ballkanit, por nuk mund të thuhet se ka shkuar gjithçka mirë për ekipin e tij jashtë tapetit të blertë. 

Mbrojtësi Jackson Ferreira është përballur me thirrje raciste. Braziliani është shoqëruar me thirrjet e ngjashme me ato të majmunit në momentin që kapte topin. Situatë krejtësisht e keqe për ish-futbollistin e Luftëtarit, ndërsa nuk ka qëndruar duarkryq gjyqtari i sfidës. 

Ai ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të zbrazin tribunën perëndimore të stadiumit “Ferki Aliu” shkruajnë mediet kosovare. Racizmi është një plage e madhe në futbollin europian, por që fatkeqësisht ka ardhur dhe në futbollin tonë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit