Skandal në “Olimpico”; trajneri i shqiponjës së Lazios përshëndet në mënyrë fashiste (video)

20 Tetor 2021
12:21
Alfred Lleshi

Imazhet e Juan Bernabè, trajnerit spanjoll të shqiponjës “Olimpia” të Lazios, tashmë kanë marrë mijëra shikime në rrjetet sociale. I ndodhur përballë “Curva Nord”, ai himnizon Duçen dhe bën përshëndetjen romake. Shikoni videon…

 

Një përgjigje e qartë dhe urgjente. Kjo është ajo që kërkon presidenti i Unionit të Komuniteteve Hebraike Italiane, Noemi Di Segni, në një shënim shumë të shkurtër, pas publikimit të videos shokuese të Juan Bernabè. Imazhet, të shpërndara në rrjetet sociale, i referohen momenteve pas fitores së fundit në shtëpi, ndaj Interit.

“Përpara shfaqjes së gjesteve dhe simboleve që evokojnë idealet fashiste, – shkruan Di Segni, – nuk mund të ketë paqartësi dhe hezitim. Sjellja e trajnerit të shqiponjës ‘Olimpia’ të Lazios, e përjetësuar në një video, që është bërë ‘virale’, nuk lë vend për dyshime. Shoqëria dhe Federata të ndërhyjnë me urgjencën dhe efektivitetin më të madh. Larg fashistëve dhe urrejtësve nga bota e futbollit!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit