Skandal në Tirana-Bylis, tifozët futen në fushë. Partizani merr kreun me “poker” (Video)

25 Maj 2023
18:17
Denis Hakanaj
back button

Java e parafundit e kampionatit shqiptar ka dhuruar befasi dhe protesta. Këto të fundit kanë ardhur nga Tirana pas barazimit 2-2 të marrë kundër Bylisit.

BYLIS-TIRANA – RASTI I PENALLTISE – VIDEO

Një barazim që ka ardhur në minutat e fundit pas një penalltie të diskutueshme të dhënë nga arbitri në favor të miqve dhe e transformuar në gol nga Adili.

BYLIS-TIRANA – PENALLTIA E ADILIT – VIDEO

Edhe pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1 pas golave të Hilës (24′) dhe Danladit (28′). Hila ka shënuar edhe golin e dytë të Tiranës në minutën e 53-të.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët janë futur në fushë për të sulmuar arbitrin e takimit, i cili është mbrojtur nga forca të shumta policie.

TIRANA-BYLIS – TIFOZET FUTEN NE FUSHE – VIDEO

Nga ndalesa e bardhebluve ka përfituar Partizani. Demat e Kuq kanë mundur me përmbysje 4-1 Kastriotin dhe kanë marrë kreun e renditjes.

KASTRIOTI-PARTIZANI – 1-0 – VIDEO

KASTRIOTI-PARTIZANI – 1-1 – VIDEO

Kastrioit e ka nisur shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas vetëm 9 minutash lojë me Grecën, por Rrapaj (40′), Da Silva (45′, 65′), dhe Murataj kanë përmbysur gjithçka për Partizanin.

KASTRIOTI-PARTIZANI – 1-2 – VIDEO

KASTRIOTI-PARTIZANI – 1-2 – VIDEO

Në ndeshjet e tjera, Kukësi ka barazuar 0-0 me Erzenin, Vllaznia 1-1 me Laçin, ndërsa Teuta ka mundur me rezultatin 1-0 Egnatian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit