Skandal në Turqi, presidenti i Flamurtarit akuzohet se ka vjedhur 3.5 mln euro!

20 Maj 2020
18:15
Telesport
back button

Administratori dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është akuzuar dhe paditur nga ish-presidenti i Galatasaray, Adnan Polat, që pretendon se i ka marrë 3.5 mln euro për të blerë një kompani nafte në Shqipëri.

Letrat kanë shkuar në gjykatë dhe tani do të nisë një betejë ligjore mes administratorit të klubit vlonjat dhe ish-presidentit të Galatasaray, teksa lajmi ka bërë bujë edhe në mediat turke.

Në një reagim për “Panorama Sport”, Idrizi tha se “ky lajm është sponsorizuar në mediat turke. Jemi në gjyq për blerjen e një kompanie.

Ne jemi dy palë, thjesht kemi një marrëdhënie dhe do ta shikojmë. Ai që na ka paditur ka bërë detyrën e tij, tashmë do ta shikojmë në gjyq të vërtetën. Secila palë ka marrë avokatin e saj, të shohim çfarë do të vendoset”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit