SKANDAL: Tifozët e Lazios pushtojnë Glasgow, simbole naziste në marshim

24 Tetor 2019
18:45
Eraldo Harlicaj
back button

Italia po vuan shumë nga problemet me racizmin dhe shembulli më i qartë janë tifozët e Lazios. Mbështetësit e kryeqytetasve kanë mbërritur në Skoci, aty ku do të luajnë për ndeshjen e Europa Leagues kundër Celticut. 

Ultrasit e Lazios kanë tërhequr vëmendjen për keq, pasi në marshimin e tyre në mes të qytetit të Glasgow kanë kënduar kore raciste dhe kanë bërë simbole naziste. Një njollë që vazhdon të përndjekë Italinë nga sjellje të tilla të tifozerisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit