SKANDALI: Akuzoi Takajn për trukime, ish-lojtari i Austrisë kapet nga Policia

22 Shtator 2019
12:03
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-lojtari i Austrisë, Sanel Kuljic, tronditi para pak ditësh Austrinë me akuzat e tij për trukimin e ndeshjeve. Ai foli dhe në lidhje me presidentin Ardjan Takaj duke theksuar se ky i fundit merrej me fiksimin e rezultateve, madje kishte gisht në kampionatin austriak. 

Bundesliga e Austrisë, Federata, por dhe vetë presidenti Takaj e kanë akuzuar për shpifje, por duket se Kuljic nuk do të përfundojë pas hekurave për shpifje, por për drogë. 

Policia austriake i gjeti kokainë gruasë së Kuljic në dyqan duke e arrestuar direkt si një tregtar kokaine. Boshnjak-austriaku kërkoi të fitonte vëmendjen rreth vetes që të shiste kopje dhe nga libri i shkruajtur prej tij, por duket se vetëm sa u gropos më shumë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit