Skandali, babai i Djokovic feston me flamurin e Putin dhe tifozët me simbolin “Z” (video)

26 Janar 2023
12:53
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic ka pushtuar sërish faqet e para të mediave australiane e mbarë botës për shkak të babait të tij, Srdjan Djokovic. Ky i fundit është “kapur mat” gjatë Australian Open, duke festuar me disa tifozë, që mbanin flamurin rus, ku ndodhej edhe fotografia e presidentit rus Vladimir Putin.

Jo vetëm kaq, por tifozët kishin veshur një bluzë ku ishte gërma “Z”, simboli i luftës që Rusia po zhvillon në Ukrainë. Madje këta tifozë kishin mbajtur fanellën e dënuar nga e gjithë bota edhe në stadiumin “Rod Laver Arena” në momentin që po luante Novak Djokovic.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Srdjan Djokovic është pranë këtij tifozi me bluzën që ka gërmën “Z”. Federata Australiane e Tenisit ka publikuar një komunikatë, ku dënon mbajtjen e flamujve dhe simboleve të papërshtatshme, duke shtuar se këta persona kanë kërcënuar edhe rojet e sigurisë së Australian Open, por më pas janë përjashtuar nga stadiumi nga policia.

Në total janë 4 persona, që kanë takuar babain e tenistit serb dhe kanë dalë foto e video me të. Shumë tenistë e kanë konsideruar si të rëndë këtë gjest të babait të tenistit, që ka përfshirë politikën në sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit