Skandali i racizmit, shpërthen ylli i Serie A: Na mbroni!

16 Shtator 2019
15:15
Eraldo Harlicaj
back button

Racizmi është një problem real në Itali dhe duket se kjo po shqetëson shumë futbollistët. Romelu Lukaku u përball me thirrje raciste, ndërsa thirrje të tilla u dëgjuan dhe në Verona ndaj Kessie. Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka folur për këtë fenomen në mikrofonët e Sky Sport. 

“Mendoj se racizmi është problem më i madh në Itali se në çdo shtet tjetër, veçanërisht në Angli. Shpresoj, që për të mirën e lojtarëve, këto gjëra të mbyllen. Federata duhet të provojë që ta ndalojë diçka të tillë. 

“Nuk e di se çfarë të them. Edhe sot këto gjëra ndodhin, në Angli situata është përmirësuar dhe ka pak dhe më pak racizëm. Në Itali problemi është më i madh se e prisja. Federata duhet të mbrojë lojtarët. Nëse dikush dëgjohet, ai duhet të përjashtohet nga stadiumi. Ata nuk duhet të vijnë më, nuk na duhen këta njerëz”, – tha Dzeko.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit