SKANDALI I TRUKIMEVE/ Takaj udhëton në Austri: Duan të na zhvasin!

14 Shtator 2019
12:33
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka nisur mbrojtjen për akuzat e Sanel Kuljic,.Ky i fundit deklaronte se ai vazhdon e trukon ndeshje në Austri, madje ndihej i rrezikuar për jetën e tij. Djali i numrit një të korçarëve, Gerhard Takaj, ka qenë në Austri ku ka folur për gazetën “Krone.At” në lidhje me skandalin e trukimeve. 

Ai ishte i shoqëruar nga ish-futbollisti Roland Luçi që jeton atje dhe sqaroi pozicionin e familjes së tij në lidhje me këtë histori. “Babai im ka frikë për sigurinë e tij. Kush e di se çfarë mund të bëjnë njerëz si Kuljic me lidhjet e tij“, e nis rrëfimin e tij Takaj. Djali i presidentit ka qenë i gatshëm të udhëtojë drejt Austrisë dhe ka folur për gazetën. 

Gerhardi jep dhe versionin e tij se pse mund të përmendet emri i babait të tij. “Ai (Kuljic) e di që ne jemi akoma duke luftuar me UEFA-n, dhe e di që çdo përmendje negative e emrit është në dëmin tonë. Duan të përdorin këtë për të na zhvatur para, por ne kemi folur me avokatë këtu dhe do e hedhim në gjyq për zhvatje dhe shpifje”, – tha ai. 

Takaj ka publikuar dhe një video ku shihet Kuljic në restorin “Tropikal” në Durrës rreth 2 javë më parë. “Kush ka frikë për jetën nuk vjen në restorantin e presidentit dhe në stadiumin e tij. Është qesharake“, – tha Takaj. 


Lajme të tjera

Lajmet e fundit