Skandali, ja si po mashtron FIFA lojtarët!

4 Qershor 2019
18:43
back button

Skandali është shumë pranë Electronic Arts (EA). Në Amerikë është zbuluar një patentë e gjigantëve të lojërave kompjuterike. 

Sipas dokumentit, EA thuhet të ketë përdorur një algoritëm që ndikon në rezultati i lojërave virtuale. 

Sipas dokumentit, lojtarët që për shkak të humbjeve radhazi u ikën dëshira për të luajtur, favorizohen nga ky algoritëm. 

Për shembull, lojtarët që blejnë “Lootbox” (një paketë me lojtarë virtualë të rastësisëm), kanë më shumë shanse për të marrë lojtarët më të mirë si Cristiano Ronaldo, Eden Hazard dhe Lionel Messi. 

Edhe në lojë thuhet të ketë ndërhyrë algoritmi. Nëse ndeshja është e njëanshme, atëherë inteligjenca artificiale ndërhyn duke favorizuar më të dobëtin. Lojtari në epërsi nuk arrin të bëjë pasime precize dhe goditjet drejt portës përplasen më shpesh me shtyllën.

Lojtarët e FIFA-s janë duke e diskutuar me pasion këtë çështje të nxehtë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit