Skandali, kampioni olimpik refuzon të ngjitet në podiumin e botërorit

21 Korrik 2019
15:54
Telesport
back button

Në Korenë e Jugut është duke u zhvilluar Kampionati Botëror i Notit, aty ku sot u zhvillua gara finale e disiplinës 400 metra stil i lirë për meshkuj. Fitues i kësaj gare doli kinzei Sun Yang, që la pas australianin Mack Horton (i dyti) dhe italianin Gabriele Detti (i treti).

Gjithsesi, ceremonia e dorëzimit të medaljeve nuk ka shkuar ashtu si pritej. Horton, kampion olimpik i kësaj disipline në “Rio 2016”, pasi ka vendosur në qafë medaljen e argjendtë ka zbritur nga podiumi në shenjë proteste. Australiani nuk ka pranuar të qëndrojë në podium për himnin e fituesit dhe fotografinë e përbashkët.

Arsyeja e këtij veprimi është dopingu. Në vitin 2014, kinezi Sun Yang doli pozitiv me një stimulant dhe u dënua vetëm 3 muaj nga Federata e vendit të tij, duke marrë pjesë në Lojërat Aziatike. Edhe shtatorin e kaluar ai ishte në qendër të polemikave për doping.

Asokohe u deklarua se notari kinez shkatërroi një epruvetë, ku ndodhej gjaku i tij, që ishte marrë nga antidopingu pas një gare. Për këtë arsye, notari australian Horton nuk u ngjit në podium, pasi gjithnjë e ka konsideruar rivalin e tij më të madh si mashtrues dhe pozitiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit