SKANDALI: McGregor arrestohet nga Policia, veprime të turpshme seksuale në Korsikë

12 Shtator 2020
18:15
Telesport
back button

Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, ka përfunduar në prangat e Policisë në Francë. Ai po shijon pushimet e tij në Korsikë së bashku me të fejuarën e tij, ndërkohë që po kalonte kohë dhe pranë princeshës Charlene të Monacos.

Irlandezi u arrestua me arsyen e kryerjes së veprimeve të turpit në plazh. Ai ka nxjerrë organet gjenitale duke shqetësuar të pranishmit e tjerë. Ngjarja e shëmtuar ndodhi më 10 shtator dhe Policia reagoi sot.

McGregor po përgatitej për një udhëtim prej 180 kilometrash me varkë për të përcjellë mesazhin e rritjes së sigurisë në ujë. Ish-kampioni ishte i ftuari i princeshës Charlene në këtë udhëtim, por u detyrua të tërhiqej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit