Skandali në Itali: Thirrjet raciste kundër Kessie, Verona mbron tifozët

16 Shtator 2019
10:23
Eraldo Harlicaj
back button

Verona humbi ndaj Milanit me rezultatin 0-1 në një ndeshje mjaft të dyluftuar. Ekipi vendas u mposht me anë të një penalltie të shënuar nga Piatek, ndërsa luajti për 70 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Stepinskit në minutën e 21′.
Kuqezinjtë u ankuan për thirrjet raciste ndaj mesfushorit afrikan Kessie nga tifozët vendas, po ashtu dhe për fyerjet ndaj Donnarummës. Klubi italian ka reaguar dhe ka mbrojtur tifozët me dy postime në Twitter.

Buuuu-të ndaj Kessie? Fyerjet ndaj Donnarummës? Ndoshta dikush është mahnitur nga këngët e tifozerisë tonë. Çfarë kemi dëgjuar ne? Thirrje, të pashmangshme, ndaj gjyqtarit që akoma na ka lënë të hutuar me vendimet e tij dhe shumë duartrokitje në fund të ndeshjes për ‘gladiatorët tanë’. Respekt për Veronën dhe veronezët”, – shkruan klubi në Twitter. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit