SKANDALI: Pranoi ftesën e Kosovës, djaloshit me origjinë serbe i kushton shtrenjtë

21 Shkurt 2020
17:48
Eraldo Harlicaj
back button

Vendimi për të luajtur për Kosovën i ka kushtuar shumë të riu Ilija Iviç. Ky i fundit jeton në komunën e Graçanicës dhe është pjesë e komunitetit serb që jeton në Kosovë. Ai u ftua nga trajneri i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, dhe ka pranuar ftesën e “Dardanëve”. 

Kjo gjë i ka sjellë pasoja lojtarit me origjinë serbe, pasi Komuna e Graçanicës i ka hequr të dy prindërit nga puna. Mamaja e tij punonte si shërbyese civile, ndërsa babai si mësues. Klubi Flamurtari ka konfirmuar lajmin e vështirë për familjen Iviç. 

Serbët nuk e kanë pritur aspak mirë pranimin e ftesës së Kosovës nga djali Ilija. Ata kanë ushtruar presion drejt familes, por dhe në media duke e quajtur skandaloz veprimin e të riut. Thirrje po bëhen nga klubi i Flamurtarit, por dhe nga shoqëria kosovare që të ndihmojnë në integrimin e familjes Iviç në një pjesë tjetër të Kosovës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit