Skandali “Rio 2016”, presidenti organizator dënohet me 30 vite burg për korrupsion

26 Nëntor 2021
9:11
Telesport
back button

Carlos Arthur Nuzman, presidenti i komitetit organizativ të Lojërave Olimpike “Rio 2016” dhe ish-president i Komitetit Olimpik Brazilian, është dënuar me 30 vjet e 11 muaj burg për korrupsion, organizim criminal, riciklim parash dhe evasion fiskal.

Vendimi u mor nga një gjykatë në Rio de Zhaneiro dhe ishte frut i një hetimi “Unfair Play” (lojë e pisët). Hetimi konfirmoi blerjen e votave nga ana e organizatorëve të Rios, për të siguruar që Olimpiada do të zhvillohej në Brazil.

Avokatët e Nuzman u shprehën se do ta apelojnë vendimin, pasi ai u morr pa patur prova. Nën akuzë ishin edhe ish-guvernatori i Rio de Xhaneiro, Sergio Filhio, biznemeni Arthur Cesar si dhe ish-drejtori i koordinimit të veprimeve olimpike të Rios, Leonardo Gryner.

Kjo katërshe kishin krijuar një kartel për të korruptuar ish-presidenti e IAAF-it të asaj kohe, senegalezin Lamine Diack dhe djalin e tij për të marrë votat e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit