Skandali vazhdon: Paralizim total në Shkodër, Vllaznia mbetet në ajër

4 Prill 2019
11:33
Eraldo Harlicaj
back button

E kishit menduar se në vitin 2019 një ekip futbolli nuk mund të zhvillojë stërvitje normalisht për shkak të kërcënimve, presioneve dhe ultimatumeve? Asnjëherë! Nuk jemi as në Kabul, as në Siri, por në Shkodrën e kulturës, aty ku djepi i saj po përkundët nën kërcënimin e të fortëve. 

Administratori i klubit, Suad Lici dhe trajneri Agim Canaj janë kërcënuar për të aktivizuar futbollistë të ndryshëm në formacion. Të dy kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë Shkodër, pasi nuk duan të punojnë dhe të jenë të kërcënuar gjithë kohën nga palë të treta. 

Stërvitja është paralizuar që prej të mërkurës, ndërsa Telesport mëson se skuadra nuk do të dalë në fushë as të enjten. Futbollistët janë lajmëruar se do të zbresin në stërvitje vetëm me një lajmërim të dytë. Deri në mesditën e së enjtes një mesazh i tillë nuk ka mbërritur dhe situata nuk është aspak e qetë. Në një klub pa Zot, diçka e tillë pritet, pasi në Shqipërinë tonë të dashur jemi mësuar t'i marrim gjërat me dhunë dhe imponim. Për rënien nga Kategoria "kurban" u bë një "jabanxhi" si Ernest Gjoka, ndërsa në këto momente kur ekipi po thuajse ka arritur ngjitjen drejt Superiores, kush është fajtor? 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit