S’kanë fund problemet për Juven, ylli i skuadrës humb dy ndeshjet e radhës

19 Prill 2021
14:30
Alfred Lleshi
back button

Federico Chiesa do të humbasë ndeshjen e mesjavës, që do ta shohë Juventusin të presë Parmën në “Allianz Stadium”. Lojtari i datëlindjes 1997, i dëmtuar gjatë ndeshjes së luajtur të dielën pasdite në “Geëiss Stadium”, kërkoi zëvendësim rreth minutës së 58-të, duke ngritur “flamurin e bardhë” për shkak të një tendosje të muskujve.

Ekzaminimet instrumentale, të kryera këtë mëngjes në “JMedical”, shmangën praninë e lëndimeve, por treguan një zgjatim të muskujve të kërcellit të kofshës së majtë. Pasojë logjike është mungesa e tij për ndeshjen e së mërkurës kundër parmalatëve, me kushtet e ish-anësorit të Fiorentinës që do të monitorohen dhe rivlerësohen në ditët në vijim.

Është e vështirë të rikuperohet edhe për ndeshjen kundër vjollcëve, të dielën e ardhshme, ndaj ka shumë të ngjarë që kthimi gradual të ndodhë në fillim të majit. Lajme të mira nga Weston McKennie. Futbollisti amerikan, i cili doli nga fusha duke çaluar në Bergamo, nuk ka pësuar dëme jashtëzakonisht të mëdha dhe, siç raportohet nga “Sky Sport”, do t’i vihet në dispozicion Andrea Pirlos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit