“Skaneri” i Vierit: Interi është më i forti i Serie A, por klubi bëri një gabim të madh

18 Gusht 2022
8:27
Alfred Lleshi

Duke folur në “Bobo TV”, Christian Vieri, ish-sulmuesi i Interit, analizoi merkaton e zikaltërve si vijon: “Për mendimin tim, klubi bëri një gabim të madh që nuk mori Bremerin. Ai ishti mbrojtësi më i mirë në Evropë, në treg. U vonuan me Skriniar, e mbajtën aty, gabim i madh.

Duhej të vepronin menjëherë dhe ta merrnin Bremerin, para se Juve të interesohej për të. Gjithsesi, për mua Interi është më i forti në Serie A. Ka 4 sulmues të jashtëzakonshëm, humbi Perisic dhe mori më të mirën e mundshme si zëvendësues”.

Interi është ende në kërkim të një mbrojtësi. Inzaghi ka thënë publikisht se nuk ka alternativë për De Vrij, ndaj synon një pasues të Ranocchia-s, që iu bashkua Leçes. Në “pole position” është Akanji i Borussia Dortmundit, por klubi gjerman kërkon një dëmshpërblim shumë të lartë për buxhetin e Interit.

Shitja e Casadeit mund të përdoret për të arritur te mbrojtësi që kërkon Inzaghi, por Zhang nuk ka dhënë ende “dritën jeshile” për investimin, në mënyrë që kjo shifër të përdoret për tepricën e bilancit. Hipoteza Tanganga e Tottenhamit mbetet e gjallë, por edhe Acerbi i Lazios, nëse klubi do të hapej për huazim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit