SKENA TË PABESUESHME! Australia “djeg” natën, ka nisur festa e çmendur në orën 4 të mëngjesit pas kualifikimit (PAMJET)

30 Nëntor 2022
18:27
Telesport
back button

Kishte qe prej vitit 2006 qe Australia nuk arrinte te kalonte grupin ne Boteror dhe e beri sonte! Ne fakt, eshte hera e dyte ne historine e kesaj kombetareje qe kalon grupin (mori 6 pike) dhe hera e pare qe shenon nga nje gol ne te tre ndeshjet e grupit…

Australia mori një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të Grupit D, teksa fitoi me rezultatin 1-0. Golin vendimtar e shënoi Khazri në fraksionin e dytë të lojës ndërsa Danimaka i jep fund rrugëtimit të saj në Katar duke zhgënjyer pritshmëritë.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm teksa nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, edhe pse ato mundësitë flagrante munguan. Sidoqoftë, Danimarka e detyruar edhe prej pikëve, ku i duhej vetëm fitorja tentoi të shfaqej më imponuese dhe Eriksen provoi kuadratin me një goditje tokazi në brendësi të zonës.

Por, fantazisti i Manchester United nuk pati shënjestrën e duhur dhe në këtë formë pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0. Në fraksionin e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leckie që dërgoi në festë të tijtë në minutën e 60-të.

Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes me Australinë që me gjashtë pikë kualifikohet si e dyta e grupit dhe pret në fazën e ardhshme sfidën me fituesit e Grupit C. Hera e fundit që Australia kalonte grupin ishte në vitin 2006.

FESTA NE AUSTRALI – VIDEO

Por, menjehere festa ka qene e jashtezakonshme ne Melburn dhe Sidney! Gjithe populli ka dale neper rruge duke festuar dhe e kane djegur me flakadan e tymues. Nje arrijte e jashtezakonshme e nje kombetareje te vogel por me zemer shume te madhe…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit