Skenar i pabesueshëm! Raiola i ofron Realit zëvendësuesin e Ramos

3 Prill 2020
12:53
Alfred Lleshi
back button

Mino Raiola, i cili menaxhon lojtarë si Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba, ndër të tjerë, po negocion me drejtuesit e Real Madridit vazhdimësinë e kontratës së portierit franko-filipinas, Alphonse Areola. Dhe, duke përfituar nga këto bisedime, agjenti italo-holandez i ka ofruar klubit të bardhë mundësinë e nënshkrimit me qendërmbrojtësin, Matthijs de Ligt, sipas portalit “Central Defense”.

Sipas këtij informacioni, Raiola po mundohet të gjejë një destinacion të ri për De Ligt, i cili nuk është përshtatur dot te Juventusi. Holandezi është një nga mbrojtësit qendrorë, që kryeson listën e alternativave të klubit madrilen për të ardhmen e afërt, për të mbuluar pozicionin e Sergio Ramos, i cili është në periudhën e fundit të karrierës së tij.

Raiola është, gjithashtu, shumë i interesuar për të zgjidhur të ardhmen e Areola. Portieri duhet të kthehet te PSG më 30 qershor, pasi të përfundojë huazimin në “Bernabeu”. Ekziston mundësia që ai të vazhdojë me “Los Blancos”. Edhe pse ka luajtur pak, ai është i qetë në Madrid dhe gati të shkëputet plotësisht nga PSG.

Drejtuesit e Real Madridit do ta blinin portierin, pasi janë të kënaqur me performancën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit