Skenari i papritur: Guardiola drejt Serie A!

14 Shkurt 2020
20:41
Eraldo Harlicaj
back button

Dënimi i Manchester City-t me dy vite përjashtim nga kompeticionet europiane kanë ngritur dyshime të forta për të ardhmen e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e “Qytetarëve”, pasi duket se kapitulli i tij me anglezët është mbyllur. 

Shumë klube kanë kryqëzuar gishtat dhe kanë mprehur duart për të rrëmbyer trajnerin spanjoll. Juventusi kryeson listën e klubeve sipas asaj që shkruan “The Sun”. Afrimi i Guardiolës kërkohet nga familja Agnelli që është e fiksuar pas fitimit të Champions League. 

Spanjolli ka shumë vite pa e fituar, por është një specialist i lojës së bukur dhe kompeticioneve të rëndësishme Europiane. Ai mund të punojë me Cristiano Ronaldon, por dhe me Messin që i mbaron kontrata, tekniku mund të formojë një ekip ëndrrash.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit