Skënder Gega: Morëm maksimumin, Spektakli me Teutën?! Jo, më pëlqen kjo me Kukësin!

14 Dhjetor 2018
20:36
back button

Trajneri Skënder Gega është i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij në ndeshjen kundër Kukësit, pavarësisht rezultatit që prodhoi fundi i ndeshjes. Sipas tij skuadra vuajti mungesën e tifozëve por edhe të Asanit në këtë takim, ndërkohë që Kukësi ishte një rivalë direkt për Partizanin. Ai shprehet se skuadra ka limite, ndërkohë që ka pasur pak firo në këtë ndeshje. Sipas tajnerit të Partizanit, ndeshja në Durrës mund të ketë qenë ndeshje e jashtëzakonshme për tifozët, për lojën dhe spektaklin, por sipas Skënder Gegës, ndeshja ndaj Kukësit është formati që atij i pëlqen më shumë.

Loja? Në këtë moment ku jemi, çdo mungesë ndihet. Jam i kënaqur për atë që dhamë në fushë. Luajtëm me një rival për tu respektuar. Me gjithë gabimet tona, morëm maksimumin. Jemi 4 pikë larg ekipeve tjera. Kardoso? Do ia lë të ardhmes, mori pak minutazh, dhe do e shohim. Në fazën përgatitore, më pas do jetë gati për fazën e dytë. Do jetë një plus i madh për ekipin e Partizanit.

Loja jo e mirë? Patjetër, çdo ekip ka limite. Asnjëherë nuk e kam shprehur që kemi kaluar çdo gjë. Limitet tona nuk duken në fushë. Sot luajtëm me kujdes, donim fitoren, por të ketë edhe balancë në mbrojtje. Edhe Kukësi e kërkoi fitoren, por ne u treguam të kujdesshëm. Sulmuesit janë këta që janë, me niveli dhe performancën e tyre, besoj se kanë dhënë maksimumin. Shpreh mirënjohjen e tyre dhe besoj sedo ecim përpara.

Kundërshtarët përgatiten maksimalisht ndaj jush? Ndeshjet në transfertë ndoshta kundërshtarin e bëjnë optimist, sepse tjetrën e luajnë në shtëpi. Faktori fushë mund të ketë ndikime, tifozët gjithashtu. Ne bëmë maksimumin, jam i kënaqur për detyrat. Jam i kënaqur sepse pak firo pati, jo karshi Kukësit, por edhe me nivel më të vogël, mund të vijnë në portë dhe të rrezikojnë. Jemi para faktit që do mësojmë nga gabimet. Sot kam respekt për çdo ekip që luan kundër nesh. Ne luajtëm me Kukësin, ekipin kampion.

Spektakli me Teutën? Siç i ngjau dita e sotme, ishte më pak shi. Nga java në javë ndryshojnë gjërat. Në Durrës i kam parë edhe komentet, që ishte një ndeshje me emocione dhe e jashtëzakonshme nga të dy palët. Unë si trajner zgjedh të mos lë shumë hapësira dhe të mos rrezikohem. Ky është formati që zgjedh si trajner, se sa si në Durrës me spektakël. Pozicioni me shikuesin që do shouw, ka një diferencë të madhe. 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit