Skënderbeu bën ligjin në shtëpi, mposht Tiranën dhe i afrohet titullit

5 Maj 2022
8:12
Telesport
back button

Skënderbeu në volejboll për femra fitoi 3-0 ndaj Tiranës në finalen e tretë play off luajtur në Korçë. Skuadra korçare udhëheq 2-1 me ndeshje dhe është vetëm një fitore larg titullit kampion. Deri më tani, skuadrat kanë shfrytëzuar në maksimum faktorin fushë, me Skënderbeun që ka fituar dy herë në fushën e tij e Tirana një herë.

Ndeshja e tretë ishte fotokopje e asaj të parë luajtur në Korçë. Tirana rivalizon në setin e parë, por humbet në pikët shtesë 27-25. Më pas, në fushë dominon skuadra vendase, që fiton lehtësisht 25-17 setin e dytë. Në të tretin rikthehet rivaliteti, por janë sërish vendaset që kanë komandën, krijojnë një epërsi të lehtë e fitojnë 25-22.

Ndeshja e katërt finale do të luhet më 7 maj (të shtunën) në kryeqytet, sfidë ku bardheblutë do të synojnë rihapjen e garës për titull, ose korçaret do të festojnë. Edhe në këtë përballje të tretë, nuk munguan tifozët e shumtë të Skënderbeut, që mbushën plot pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, duke qenë lojtari i shtatë.

Femra-Finale play off

Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 3-0

Nd.2, Tirana – Skënderbeu, 3-0

Nd.3, Skënderbeu – Tirana, 3-0

Nd.4, Tirana – Skënderbeu, 7 maj

*Skënderbeu udhëheq 2-1 me ndeshje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit