Skënderbeu do Rrocën, Luftëtari: E shkëmbejmë me lojtarin tuaj!

14 Dhjetor 2018
17:00
Eraldo Harlicaj
back button

Kolegët e “Panorama Sportit” kanë publikuar një lajm që Skënderbeu kërkon mesfushorin e Luftëtarit, Eduard Rroca. Ky i fundit një emër i shumëkërkuar në Superiore, pasi në garë është dhe Partizani. Referuar të njëjtit burim, pritej që mes palëve do të kishte dhe një takim, madje presidenti Ardjan Takaj do të takohet me atë të Luftëtarit, Grigor Tavo, për të folur në lidhje me situatën.

Një lajm i tillë nuk është pritur mirë në kampin gjirokstrit dhe përgjigjja e tyre ndaj ekipit korçar është epike. Ata janë në heshtje shtypi dhe nuk duan të prononcohen me emër dhe mbiemër, por ata shprehen nën zë se nëse Skënderbeu do Rrocën, atëherë duhet t’i kthejë mbrapsht Dejvi Bregun për një shkëmbim kokë me kokë.

Në fakt, Luftëtari duhet të zgjidhë fillimisht problemet financiare, pasi lojtarët mund të dalin të gjithë të lirë. Korçarët duan ta shfrytëzojnë këtë moment dhe kanë hedhur shikimin nga skuadra gjirokastrite për mesfushorin e tyre. 25-vjeçari kërkohet nga ekipet kryesore të Superiores.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit