Skënderbeu dominon Superligën për femra, Tirana fiton derbin me Barleti Volley

25 Shkurt 2024
17:13
Telesport
back button

Skënderbeu nuk e lëshon kreun e renditjes në kampionatin e femrave në volejboll pas fitores 3-0 ndaj Lushnjës në kryeqytet (32-30, 25-17, 25-16). Një përballje mes dy ekipeve që janë në skajet e kundërta të renditjes, ndaj fitorja e korçareve ishte një formalitet, pavarësisht emocioneve që dhuroi seti i parë, që ishte një maratonë.

Po 3-0 fiton edhe Tirana, që mundi Barleti Volley në derbin kryeqytetas (25-21, 25-14, 25-8). Loja e skuadrës barletase erdhi në rënie nga seti në set, ndërkohë që epërsia e bardhebluve ishte e madhe, duke e merituar fitoren.

Pogradeci fitoi 3-1 ndaj Teutës në Durrës (22-25, 25-15, 25-11, 25-17), një fitore me përmbysje e ekipit liqenor, që synon një vend në katërshe. Mikeshat e nisën jo mirë ndeshjen, por më pas morën kontrollin e lojës në dorë dhe e dominuan ndeshjen.

Superliga-Femra, java e 11-të

Lushnja – Skënderbeu, 0-3

Barleti Volley – Tirana, 0-3

Teuta – Pogradeci, 1-3

Partizani – Vllaznia, e shtyrë

Renditja: Skënderbeu 31 pikë, Partizani 27 pikë, Tirana 27 pikë, Barleti Volley 15 pikë, Vllaznia 13 pikë, Pogradeci 13 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 0 pikë.

*Partizani e Vllaznia kanë një ndeshje më pak

Lajme të tjera

Lajmet e fundit