Futboll

Skënderbeu frenohet nga Teuta në Korçë

Skënderbeu kthehet me këmbë në tokë. Është Teuta ajo që e frenon për herë të parë ekipin kampion të Shqipërisë. Është dashur pikërisht java e shtatë e kampionatit që korçarët të ndaleshit dhe tashmë Skënderbeu nuk shihet si një skuadër jashtëtokësore. Një ndeshje me ritëm të lartë, me shumë gola, shënuar të gjithë në pjesën e parë, madje në 20 minuta gjithçka u vendos 2-2. Kuptohet, korçarët kanë pasur edhe fatin kundër, sepse me rastet e krijuara, sidomos në pjesën e dytë, Skënderbeu jo vetëm mund të kishte fituar, por me një goleadë. Gjithsesi, Teuta bëhet “bunker” në fundin e takimit dhe merr një pikë të artë. Partizani ka mundësi nesër të përfitojë dhe, nëse fiton me Bylisin, barazohet në renditje në vendin e parë me Skënderbeu. Situata për korçarët vështirësohet, kur kujtojmë që javës tjetër është pikërisht sfida mes rivalëve Partizani-Skënderbeu. Ndërsa Teuta udhëton në Laç.

skenderbeu-teuta 2

Skënderbeu dhe Teuta në fillimin e pjesës së dytë

Pjesa e parë – Nis mjaft mirë për korçarët, kur pas një krosi të Berishës, Olainka e kthen mjaft mirë në zonën e portierit dhe aty Salihi e shtyn topin në rrjetë. Është vetëm minuta e dytë e takimit. Por avantazhi nuk zgjat më shumë se 5 minuta. Pas një goditje këndi, Musta vjen me shpejtës dhe gjithçka barazohet. Madje durrsakët do të surprizonin, teksa në minutën e 11-të, pas një tjetër goditje standarte, kësaj radhe, nga goditje dënimi, Dita devijon për në portë, duke lënë të shtangur portierin Llapanji. Megjithatë, Skënderbeu vijon aksionet njëri pas tjetrit dhe në minutën e 19-të vjen goli i brazimit, 2-2. Progni harkon nga e djathta dhe aty Olainka vjen dhe shënon me kokë. Vendësit dominojnë dhe krijojnë edhe raste të tjera në pjesën e parë, por nuk gjejnë dot golin.

skenderbeu-teuta 3

Skënderbeu dhe Teuta në momentet e fundit të ndeshjes

Pjesa e dytë – Ka vetëm një skenar, sulmon pa fund Skënderbeu dhe Teuta që mbrohet me shumë forca. Të gjithë humbin raste për korçarët, duke filluar nga Berisha, Salihi, Olainka, madje edhe Osmani i ardhur nga mbrojtja nuk shënon me kokë. Edhe sulmuesi bullgar Hristov në fundin e ndeshjes nuk arrin të bëjë diferencën. Topi shkon deri afër vijës fatale, por pikërisht aty mbrojtësit miq shpëtojnë portën e vet. Nuk ka gol në pjesën e dytë dhe Teuta merr një pikë me shumë mundim në Korçë, duke qenë skuadra e vetme që ndal Skënderbeun në kampion pas 7 javësh.

 

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 7

 

Skënderbeu – Teuta     2-2

Shënues: Salihi 2’, Olayinka 20′ / Musta 7′, Dita 12′

 

Skënderbeu: Llapanji, Vangjeli, Osmani, Jashanica, Arapi, Progni (Latifi 66′), Lilaj, Shkëmbi, Berisha, Salihi (Eskerdinja 86′), Olayinka (Hristov 83′).

Trajner: Mirel Josa

 

Teuta: Moçka, E.Hoxha (Shkalla 46′), R.Hoxha, Lukiç, Kotobelli, Hodo (Mihani 55′), Dita, Hila, Musta (Kuka 79′), A.Magani, Lamçja.

Trajner: Gugash Magani

 

Kartonë të verdhë: Progni 15′ / Dita 9’, Musta 58′, Kotobelli 74′, Lamçja 79′

Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova

 

JAVA 7

Skënderbeu – Teuta     2-2

Nesër

Bylis – Partizani          14:00

Tërbuni – Vllaznia       14:00

Kukësi – Laçi              14:00

Tirana – Flamurtari     17:00

 

RENDITJA

1. Skënderbeu 7 6 1 0 15:4 19
2. Partizani 6 5 1 0 10:4 16
3. Teuta 7 4 1 2 11:8 13
4. Kukësi 6 3 1 2 7:4 10
5. Laçi 6 2 3 1 6:6 9
6. Tirana 6 2 2 2 6:5 8
7. Flamurtari 6 2 1 3 10:4 7
8. Tërbuni 6 1 0 5 5:16 3
9. Vllaznia 6 0 1 5 2:9 1
10. Bylis 6 0 1 5 2:14 1

[total-poll id=97654]

Më shumë nga Futboll