Skënderbeu gjen fitoren e parë të sezonit, mund Kukësin 2-1 në shtëpi (Video)

6 Nëntor 2021
19:01
Denis Hakanaj
back button

Skënderbeu ka gjetur buzëqeshjen e parë në këtë sezon të Superiores.

Bardhekuqtë kanë mundur 2-1 në shtëpi Kukësin dhe janë larguar përkohësisht nga vendi i fundit në renditje.

Ndeshja e luajtur në Korçë, e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit shqiptar, është vendosur në pjesën e dytë.

Dwumfour ka ka kaluar në avantazh korçarët në minutën e 54-t dhe Mensah ka dyfishuar për Skënderbun në të 84-ën.

Hila ka realizuar me penallti golin e vetëm të miqve në minutën e 101-të.

Festë në Korçë për fitoren e parë të Skënderbeut, dominon Kukësin pas 101 minutash

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit