Skënderbeu “hap krahun” në play off, Partizani gjysmëfinalisti i fundit

16 Prill 2019
16:25
Telesport
back button

Partizani është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e play off-it në volejboll për meshkuj. Kryeqytetasit fituan 3-1 ndaj Skënderbeut në eliminatoren e tretë të luajtur sot në “Asllan Rusi”, duke fituar 2-1 me ndeshje. Të kuqtë patën fituar 3-1 ndeshjen e parë, ndërsa korçarët barazuan shifrat e ndeshjeve, duke triumfuar po 3-1 në takimin e dytë.

Ndeshja e luajtur sot ishte një formalitet për Partizanin, që pati epërsi në shumicën e kohës, duke i fituar ato me diferenca pikësh. Skënderbeu bëri maksimumin për të rivalizuar, duke fituar setin e tretë e rihapur përkohësisht ndeshjen, por nuk arriti asnjëherë të përballojë ritmin e diktuar nga Partizani.

Në gjysmëfinalet e play off-it, që nisin këtë fundjavë, skuadra e Partizanit do të luajë ndaj Erzenit kampion, një përballje që pritet me shumë interes. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo midis Vllaznisë dhe Tiranës.

Volejboll – Meshkuj, eliminatore play off

Partizani – Skënderbeu, 3-1 (25-17, 22-25, 25-15, 25-20)

Skënderbeu – Partizani, 3-1 (23-25, 25-19, 25-13, 25-18)

Partizani – Skënderbeu, 3-1 (25-15, 25-18, 20-25, 25-15)

Volejboll – Meshkuj, gjysmëfinale play off

Erzeni – Partizani

Vllaznia – Tirana

Lajme të tjera

Lajmet e fundit