Skënderbeu humbi një legjendë, Duka mesazh ngushëllimi

7 Shkurt 2021
13:16
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka ngushëlluar ambientin sportiv pas humbjes së Milutin Kërçiç. Legjenda e qytetit të Korçës luajti me Skënderbeun në vitet 1970-80. Ai ishte një nga emrat më të spikatur, por fatkeqësisht humbi betejën e tij me sëmundjen e rëndë.

Postime – “Kjo e diel nisi me një lajm të trishtë për futbollin shqiptar dhe për komunitetin sportdashës korçar. Milutin Kërçiç, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar Shpresa u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

“Kërçiç është një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar, ku luajti në vitet ’70-’80 dhe kontribuoi më pas me përvojën e tij të vyer për disa sezone si pjesë e stafit teknik.

“Me talentin e tij ai rrëmbeu zemrat e tifozëve korçarë, duke mbetur një nga futbollistët më të dashur për këtë komunitet. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i Milutin Kërçiç!”, – shkruan ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit