Skënderbeu i pathyeshëm, mbyll fazën e parë pa humbje dhe shpallet “kampion i dimrit”

19 Nëntor 2021
20:50
Telesport
back button

Janë luajtur mbrëmjen e sotme tri nga 4 takimte e javës së 7-të të Superligës në volejboll për femra, java e fundit e fazës së parë.

Skuadra e Skënderbeut e mbyll këtë fazë në krye të renditjes me 21 pikë të plota, duke i fituar të gjitha takimet me rezultatin 3-0, përfshi edhe sfdidën e sotme ndaj Lushnjës, luajtur në Korçë. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për vendaset, që i fituan setet me diferenca të mëdha: 25-13, 25,13, 25-14.

Po 3-0 fiton edhe Tirana e vendit të dytë, që mundi në Shkodër skuadrën vendase të Vllaznisë (27-25, 25-19, 25-22). Një ndeshje që dhuroi mjaft emocione, teksa të dyja skuadrat dueluan fort, sidomos në setin e parë.

Po kaq i bukur ishte edhe derbi i kryeqytetit mes Barleti Volley e Partizani, fituar nga barletaset 3-1 (25-14, 23-25, 25-22, 25-13). Një ndeshje me hope e skuadrës kampione të Partizanit, që luajti mirë vetëm në dy sete, ndërsa në pjesën tjetër të sfidës ishte Barleti ai që dominoi në parket.

Superliga – Femra, java e 7-të

Vllaznia – Tirana, 0-3

Barleti Volley – Partizani, 3-1

Skënderbeu – Lushnja, 3-0

Flamurtari – Apolonia, 24 nëntor

Renditja: Skënderbeu 21 pikë, Tirana 15 pikë, Barleti Volley 15 pikë, Vllanzia 14 pikë, Partizani 10 pikë, Lushnja 3 pikë, Apolonia 3 pikë, Flamurtari 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit