Skënderbeu i përgjigjet FSHF-së, klubi reagon menjëherë

13 Mars 2020
16:39
Eraldo Harlicaj
back button

Klubet shqiptare i janë përgjigjur thirrjes për ndalimin e aktivitetit sportiv nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ekipi i Skënderbeut ka bërë të ditur se janë ndalur stërvitjet, pasi nuk duan të rrezikojnë me përhapjen e virusit. “Ujqërit” e kanë bërë të ditur me një njoftim në “Facebook”. 
NJOFTIM – “Pas pezullimit të aktivitetit futbollistik nga Federata Shqiptare e Futbollit si pasojë e situatës së krijuar më virusin COVID – 19, klubi ka vendosur ndalimin e aktivitetit sportiv dhe pezullimin e seancave stërvitore deri në një moment të 2-të.
Drejtuesit dhe stafi teknik janë sensibilizuar me situatën duke urdhëruar lojtarët dhe të gjithë pjestarët e klubit të qëndrojnë në shtëpi dhe të distancohen nga kontaktet deri në normalizimin e situatës. 
KF Skënderbeu bën thirrje të gjithë tifozëve dhe sportdashësve t’iu binden këshillave të OBSH dhe rregullave të vendosura nga Këshilli i ministrave.
Vetëm në këtë menyrë, duke ju bindur rregullave, duke mbrojtur vetën dhe të tjerët pranë nesh do të mundim të kalojmë këtë situatë duke bërë të mundur rikthimin normal të jetës dhe garave sportive”, – shkruhet në njoftim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit