Skënderbeu kthehet në “supermarket”, Teuta i rrëmben sulmuesin

13 Gusht 2020
8:51
Alfred Lleshi
back button

Pas marrjes së lajmit se mbetet në fuqi dënimi i UEFA-s, me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës, Skënderbeu është kthyer në një “supermarket”, ku të gjithë mundohen të rrëmbejnë dicka. Me largimin e Ilir Dajës dhe stafit të tij, të tjerë bardhekuq po nxitojnë të sistemiohen në klube të tjera. Radhën për t’u larguar nga Korca e ka pasur sulmuesi Blerim Krasniqi, i cili është bërë pjesë e Teutës. Bregdetarët e kanë zyrtarizuar futbollistin në fjalë përmes një njoftimi në rrjetet sociale:

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 24-vjecar, Blerim Krasniqi. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e “Vila Pascucci” dhe tashmë është pjesë e bluve. Blerim Krasniqi në Durrës vjen nga ekipi i Skënderbeut, ku ka luajtur 60 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola. Blerim Krasniqi do bashkohet të enjten me ekipin në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i dytë i Teutës në këtë afat kalimtar. Ne i urojmë mirëseardhje Blerim Krasniqit, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit