Skënderbeu me mbrojtje të gjymtuar, por Bregu është “top”

12 Mars 2019
16:51
back button

Një fundjavë pushim i detyruar për Skënderbeun, për shkak të grevës së arbitrave, por trajneri Orges Shehi me siguri e ka konsideruar si një dhuratë të bukur.

Trajneri i korçarëve kishte nevojë për qetësi dhe dy javë pa futboll i dalin, për të qartësuar idetë dhe mbi të gjitha për të rikuperuar MVP të sezonit, Dejvi Bregun.

Vlonjati ka qenë pa asnjë dyshim lojtari më i mirë këtë sezon për Skënderbeun dhe nuk ishte rastësi që pas dëmtimit të tij filloi rrëshqitja e frikshme, me rekord humbjesh në epokën Takaj. 

Për sfidën kundër Kukësit, të shtunën, Bregu do të jetë gati dhe do ta nisë nga minuta e parë, për t'i rikthyer shkëlqimin një skuadre që në fazën sulmuese nuk tremb askënd, prej kohësh. 

Megjithatë, hallet për Shehin duket se nuk do të marrin fund as këtë javë, sepse mbrojtja është e gjymtuar. 

Leonit Abazi është i dëmtuar dhe do të mungojë për dëmtim, ndërsa Jorgo Pëllumbi është me grip dhe në dyshim të madh. Edhe Bruno Dita ka pasur probleme të vogla muskulore dhe është në dyshim, ndaj në prapavijë ka shumë dyshime dhe Shehi do të grumbullojë edhe ndonjë lojtar nga ekipi U-19.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit