Skënderbeu në krizë, Ahmataj tregon situatën e vështirë

29 Janar 2021
17:05
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu do të luajë kundër Kukësit në Korçë. “Ujqërit e dëborës” po vuajnë shumë dhe janë në pozita shumë të vështirë. Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj, ka folur në konferencë për shtyp dhe ka theksuar se ekipi duhet të reagojë.

“Është gjë pozitive, që ambienti që e rrethon skuadrën dhe qytetin është dashamirës për ta mbajtur këtë skuadër në nivel të lartë. Normalisht bëjnë mirë, pasi të gjithë sportistët që janë në skuadër kanë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë që ka ky qytet për sportin.

“Janë lojtarë që janë studiuar mirë nga klubi dhe mendoj se do të japin kontributin e tyre në vazhdimësi. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që në pjesën e parë të sezonit nuk ishim aq të fortë sa duhet, sidomos në repartin e mbrojtjes ku kishim shumë probleme.

“Jemi munduar të përmirësohemi, pasi jemi në fazën finale të kampionatit dhe tani bëhen ndeshjet edhe më të vështirë, – tha ai. regon si

Lajme të tjera

Lajmet e fundit